Plagosja e efektivit në protestë, policia fillon hetimet: Po analizojmë pamjet filmike

Plagosja e efektivit në protestë, policia fillon hetimet: Po analizojmë pamjet filmike

60
0
Shares

Protesta në qytetin e Fierit u përcoll me përplasje të dhunshme mes policise dhe qytetarëve të cilët kërkonin largimin e forcave policore për të vijuar me protestën e tyre.

Ndërkohë, kreu i PD në Fier, më herët deklaroi se kishte të infiltruar në protestë dhe persona të cilët provokonin protestuesit e qetë.(Kliko ketu).

Nga këto incidente, mbeti i plagosur një efektiv policie, i cili u transportua në spital. Burime nga policia, bëjnë me dije se polici është në gjendje të mirë, ndërsa po analizojnë pamjet filmike për të përcaktuar autorët e sulmit.

Njoftimi i policise

Sot paradite, në vendin e quajtur “ETC” u grumbulluan për të protestuar rreth 150 protestues me pankarta dhe zhurmues.

Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë.

Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier

Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY