Kryeministri i Finlandës largohet pasi dështoi në reformën në shëndetësi, Vasili pyet:...

Kryeministri i Finlandës largohet pasi dështoi në reformën në shëndetësi, Vasili pyet: Po zvarraniku Rama?

49
0
Shares

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili për një moment ka marrë në krahasim kryeministrin e Finlandës dhe Kryeministrin e Shqipërisë.

Këtë krahasim, Vasili e bën për të treguar diferencën e madhe që dy drejtues kanë kur vjen puna tek mbajtja e premtimeve.

Kryeministri i Finlandës dha dorëheqjen për një objektiv të parealizuar, ndërsa kryeministri Edi Rama, sipas Vasilit edhe pse premtoi shëndetësi falas nuk e mbajti asnjëherë dhe vijon të rrijë në karrige pa personalitet dhe pa nder.

REAGIMI I PLOTE

“Kryeministri i Finlandes jep doreheqjen per nje objektiv te parealizuar.Po zvarraniku Edi Rama?? Kryeministri i Finlandes Juha Sipila dha dje doreheqjen per mosrealizimin e paketes se reformes per shendetesine te programit te tij.

Sipila tha:”Qeveria ime punon vetem mbi nje princip: ose rezultate ose doreheqje.Une jam njeri i parimeve dhe ne politike duhet te marresh pergjegjesi.Dhe une jam duke marre pjesen time te pergjegjesise”, perfundoi Sipila.

Edi Rama ky kryeminister,qe si semundje ka pllakosur Shqiperine, premtoi Shendetesine Falas, qe nuk e beri kurre dhe megjithate rri atje i mberthyer ne karrige, pa nder dhe pa personalitet. Edi Rama rri ne karrige se nuk eshte as njeriu i parimeve dhe as i pergjegjesive eshte thjesht nje zvarranik i shplare,qe zhvat para’ me horrat dhe flet budalleqe gjithe diten. Shqiperia nuk ka nevoje per mashtrues te rendomte si Edi Rama, por per pune dhe vepra konkrete”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY