DETAJE/Takimi në Paskuqan, çfarë u premtoi Basha banorëve

DETAJE/Takimi në Paskuqan, çfarë u premtoi Basha banorëve

69
0
Shares

Gjatë ditës së sotme, kryetari i PD, Lulzim u premtoi qytetarëve se do të hiqte taksën e Rrugës së Kombit si dhe do të ulë taksat.

Basha u shpreh ndër të tjera se dhe  në ish-Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Paskuqan.

“Në Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Pakuqan. Kjo tregon se qeveria e ka humbur komplet kontaktin me realitetin. Ti e meriton ndihmën ekonomike dhe duhet ta marrësh. Ato para që duhet të marrësh ti sot i merr një oligark. Me lekët e një muaji që ti merr për ndihmë ekonomike, ata i harxhojnë për 10 min drekë. Kjo duhet të ndryshojë të mos e lëmë të bëhet më keq. Ky shtet nuk do t’ia dijë për ty dhe nuk e di që ti ekziston. të kesh besim se ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë në protestë më datë 16 mars, tha Basha.

Edhe Xhelal Mziu i pranishëm në takimin e Bashës me një grua e cila nuk merrte më ndihmë ekonomike, deklaroi se ndihmë ekonomike tani me Edi Ramën marrin 1 në 100 familje.

PJESE NGA BISEDAT E SOTME

Banor, Paskuqan: Kam tre anëtarë në emigracion. Kam hapur një biznes dhe jemi drejt falimentimit. I bëj thirrje nipit të Spiro Kolekës, të mos tallet me nervat e kuksianëve, ta heqë taksën e “Rrugës së Kombit”. Vetëm po falimentoj. Nuk punësoj dot punëtorë. Nuk kam. Edi Rama mos na presë me 16 Mrs, të ikë.

Basha: Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët. Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e ccmimit të naftës me 300 leke, uljën e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qëndrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal. Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminalët.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY