Aksidentoi për vdekje 53-vjeçarin me biçikletë, pranga shoferit nga Tirana

Aksidentoi për vdekje 53-vjeçarin me biçikletë, pranga shoferit nga Tirana

77
0
Shares

Një aksident i rëndë ndodhi gjatë natës në aksin rrugor Lushnjë- Fier, nga ku humbi jetën një 53-vjeçar.

Policia bën me dije se shtetasi B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar per vdekje shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Njoftimi i policise

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje gjatë natës, në aksin rrugor Lushnje – Fier, duke drejtuer mjetin kamjon tip “Iveko” ka aksidentuar shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë, shtetasi i dëmtuar N.N ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY