DETAJE/Trupi i pajetë në Durrës, dyshimet e para të policisë

DETAJE/Trupi i pajetë në Durrës, dyshimet e para të policisë

221
0
Shares

Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga trupi i gjetur pak minuta më parë pa jetë në zonën e Currilave.

Mendohet se viktima është një endacak, po ende nuk është bërë identifikimi i tij për shkak se trupi ka qenë i dekompozuar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.03.2019, rreth orës 10:30, në lagjen Nr 1 , Currila ,Durrës, është gjetur një kufomë e rregullt nga ana strukturore por e dekompozuar.

Nga hetimet e para dyshohet të jetë e seksit mashkull  dhe nuk janë konstatuar shenja  dhune .

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY