VIDEO/Policia nuk kursen gjobat, duhet të bëni kujdes kur udhëtoni me makinë...

VIDEO/Policia nuk kursen gjobat, duhet të bëni kujdes kur udhëtoni me makinë në Tiranë

53
0
Shares

Policia e Tiranës vijon të vendosë gjoba për shkelësit e rregullave te qarkullimit rrugor.

Sipas policisë në disa prej kryqëzimeve të vendit vërehet një sjellje e patolerueshme nga drejtuesit e mjeteve e kthyer në fenomen shqetësues, parkime të gabuara në vende të palejuara ku shpeshherë kthehen në shqetësim edhe për lëvizjen e lirë të këmbësorëve.

Parakalime të gabuara që shkaktojnë trafik e vonesa për drejtuesit e rregullt të automjeteve, shkelje të semaforit apo shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit duke u bërë burim potencial për aksidente rrugore.

Këto shkelje, do vijojnë të jenë prioritet i patrullave të policisë rrugore, të cilat përveç patrullimit me përzgjedhje, po aplikojnë edhe forma të tjera monitorimi me qëllim dokumentimin e të gjitha shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, përfshi edhe zonat të cilat nuk kanë mbulim policor të vazhdueshëm.

Falë bashkëpunimit me qytetarët që vazhdojnë të adresojnë çdo ditë e më shumë shkelje apo kundravajtje të ndryshme administrative në adresë të Policisë së Shtetit, parametrat e sigurisë rrugore po njohin përmirësim të vazhdueshëm në kryeqytet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY