LETRA/Dha dorëheqjen, prokurori Fusha: Ja pse vendosa të largohem pas 32 vitesh

LETRA/Dha dorëheqjen, prokurori Fusha: Ja pse vendosa të largohem pas 32 vitesh

92
0
Shares

Pas një karriere të gjatë në sistemin e drejtësisë, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Nëpërmjet një letre, ai ka dhënë dhe arsyet pse është dorëhequr. Kujtojmë se emri i tij është lakuar më së shumti për çështjen e Ardit Gjoklajt.

Vëllai i tij Shkëlqim Fusha ka qenë një nga biznesmenët e favorizuar nga Bashkia e Tiranës, që i janë besuar disa projekte të rëndësishme infrastrukturore si Sheshi Skënderbej, apo Teatri i Ri, që vijon të mbetet pezull.

Letra dorëheqjes së Petrit Fushës

Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Koha në të cilën po jetojmë është tej ngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare.  Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.

Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY