VIDEO/Hyri kundravajtje në Parlament, Ramës i duhet të flasë shpejt: Do iki...

VIDEO/Hyri kundravajtje në Parlament, Ramës i duhet të flasë shpejt: Do iki dhe po flas i pari….

51
0
Shares

Edhe pse pretendohej se kryeministri Edi Rama nuk do të ishte i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, në fakt ka ndodhur e kundërta.

E gjitha ka qenë një alarm fals, pasi kryeministri nuk mund të mos mungonte në seancën e sotme, ku do të betohen deputetët e rinj që pranuan mandatet nga KQZ.

Por ndryshe nga deputetët e PS, Rama ka preferuar të arrijë në Parlament me makinën e tij dhe i shoqëruar nga eksorta e tij.  Përmendim faktin që eskorta e kryeministrit ka hyrë kundravajtje nga ana e pedonales, e cila sot është bllokuar me skela për kalimtarët, për të garantuar sigurinë e deputetëve.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 9:30 në oborrin e Parlamentit, ndërsa është i pari që ka marrë fjalën në seancë.

Rama ështëjustifikuar se duhet të iki në Itali dhe ndaj i duhet të flasë i pari sot.

E mora fjalën në fillim se pastaj duhet largohem matanë detit dhe të shpjegoj për publikun e Italisë se çfarë kanë shfaqur me ato pamje shqetësuese, nuk është reagim popullor por brenda pallatit të politikës, të asaj partie që nuk pati sensin e reflektimit për vetveten.

Një rrugë pa krye, e vetmja gjë e re, një veprim politikisht vetëvrasës. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një sezoni të njohur”, u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/618929661957338/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY