Protestuesit me maska kundër gazit, policia ka një plan B për shpërndarjen...

Protestuesit me maska kundër gazit, policia ka një plan B për shpërndarjen e tyre

75
0
Shares

Protesta e paralajmëruar e opozitës do të nisë pas pak, ndërsa policia ka marrë masat për të rrethuar gjithë parlamentin e deri tek Ministria e Brendshme.

Siç është njoftuar më herët, shumë protestues do të jenë të pranishëm sot para parlamentit të pajisur me maska kundër gazit lotsjellës.

Por nga ana tjetër, policia ka ndërmarrë edhe një plan masash rezervë për të shpërndarë turmën e protestuesve, nëse përdorimi i gazit lotsjellës nuk sjell efekt.

Mësohet se policia do të zbatojë një plan B, që ka të bëjë me përdorimin e ujit me presion dhe të ngjyrosur, me blu dhe të verdhë.

Kjo masë do të shërbejë jo vetëm për largimin e protestuesve nëse do të ketë akte dhune, por edhe identifikimin e tyre me lehtësi, pas spërkatjes me ujë të ngjyrosur.

Kujtojmë që policia ka instaluar edhe kamera me rezolucion të lartë për të filmuar të gjithë protestën, para parlamentit, ndërsa që në orët e para policia ka rrethuar dhe me hekura godinën, ndërsa sot në mëngjes bllokoi qarkullimin e lirë tqë qytetarve duke u kërkuar dhe karta identiteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY