Nard Ndoka: Kemi një kryeministër aventurier, i janë errësuar sytë nga pushteti

Nard Ndoka: Kemi një kryeministër aventurier, i janë errësuar sytë nga pushteti

70
0
Shares

I ftuar në Fax News, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është shprehur se ai që ka humbur nga gjithë ajo që po ndodh në politikën shqiptare, është kryeministri Edi Rama pasi sipas tij po qeveris me një Parlament jo legjitim.

Ndoka akuzoi kryeministrin si një person të cilit i janë errësuar sytë nga pushteti, është shndërruar në një aventurier dhe përpiqet që të nxjerrë opozitën nga sistemi.

“Kemi një kryeministër aventurier, dhe është i rrezikshëm, që i janë errësuar sytë nga pushteti. Nuk ka dalë opozita nga sistemi por Rama. Rama po përpiqet të bëjë opozitë me deputetë fallco. Nuk kemi akoma një reagim institucional nga ana e mazhorancës për situatën e krijuar në vend. Rama mbolli frikën në politikën shqiptare, mbolli frikën tek qytetarët shqiptarë duke i kërcënuar të gjithë me burg. Këtë gjë e ka bërë edhe me përfaqësues të mazhorancës të cilëve ju ka hequr disa të drejta themelore brenda partisë. Në PS ka persona që mund ti kërkojnë llogari Ramës por ai i kërcënon”, u shpreh Ndoka.

Nard Ndoka, i cili është zgjedhur deputet nga listat e Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve të 2017, që prej datës 1 mars nuk është më anëtar i Parlamentit Shqiptar pasi ju bashkua vendimit të Opozitës së Bashkuar për të djegur mandatet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY