Vrau 85-vjeçaren, zbulohet motivi pse e mbyti djali nënën

Vrau 85-vjeçaren, zbulohet motivi pse e mbyti djali nënën

328
0
Shares

Policia ka konfirmuar se motivi i vrasjes së 85-vjeçares në Korçë është pikërisht gjendja e alkoolizuar e të birit.

Nazim Demollari është gjetur nga policia pranë trupit të nënës në dhomën e gjumit, pak minuta pasi e kishte mbytur me duar.

Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë sjellja e 50-vjeçarit, i cili ishte një konsumues i rregullt i alkoolit. Pas një konflikti, ai i ka futur duart në fyt nënës së tij duke i marrë jetën.

Edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nazim Demollari ka qenë nën efektin e pijeve alkolike.

Fqinjët tregojnë se e moshuara  dhunohej prej kohësh nga i biri. Ata thonë se Nazim Demollari, ishte i alkolizuar, dhe se gjithmonë e rrihte nënën e tij. 85-vjeçarja ishte e ve, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë vite më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY