Pas vetëdorëzimit, Gjykata lë të lirë të fejuarin e Elvana Gjatës

Pas vetëdorëzimit, Gjykata lë të lirë të fejuarin e Elvana Gjatës

88
0
Shares

Pak ditë pasi u vetëdorëzua pasi ishte në kërkim për vrasjen në Bllok, Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës lë qelinë.

Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Matën, pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.

Dorëzimi i Matës erdhi në një kohë kur situata për këtë ngjarje është qetësuar, ku pak kohë më parë gjykata e Tiranës, vendosi t’i heqë masën e “arrestit në burg” të plagosurit Eljo Hato, i cili nga sa mësohet është çuar për t’u mjekuar në një nga spitalet e Turqisë.

Çuditërisht në burg për ngjarjen e 4 tetorit 2018 po qëndron vetëm Ervis Martinaj, i cili në këtë ngjarje mbeti vetë i plagosuri me një plumb në qafë. Ndërsa ish-komandoja Marviol Bilo që besohet se ka qëlluar me armë, duke shkaktuar vrasjen e Fabiol Gaxha, dhe plagosjen e Ervis Martinaj e Eljo Hato, vijon të jetë në kërkim policor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY