Krimi për një karikues, ja sa vite burg kërkohet për vrasësit e...

Krimi për një karikues, ja sa vite burg kërkohet për vrasësit e Marvi Mihalit

85
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për vrasjen e të riut Marvi Mihalit. Prokuroria ka kërkuar 87 vite burg në total për katër të akuzuarit.

Konkretisht për Dejvi Bitra 24 vite; Marsel Alla 20 vite; Gridens Alla 25 vite dhe Eugen Bitraj 18 vite.

Të rinjtë akuzohen për vrasje në bashkëpunim të 20 vjeçarit Marvi Mihali, ngjarje e ndodhur ne mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit Dinamo.

Kujtojmë se procesi gjyqësor ndaj 4 të pandehurve kaloi në disa shtyrje.Kanë qenë prindërit e të riut, të cilët kanë insistuar të zhvillohet një proces i rregullt gjyqësor.

NGJARJA

Mihali mbeti viktimë gjatë verës së 2017-s, pas një sherri për një karikues telefoni. Ata bënë çështjen publike, duke sjellë kështu reagimin e institucioneve dhe ndryshimin e prokurorit, si dhe cilësimin e veprës penale. Në bazë të hetimeve të kryera nga Prokuroria, ngjarja ka ndodhur para pak mesnatës së 1 gushtit të 2017-s.

Ndërsa, nga ekspertiza, ka rezultuar se i riu Marvi Mihali është qëlluar me thikë, ku një nga goditjet e ka prekur në zemër. Sherri, sipas organit të akuzës, ka nisur pasi miku i Marvit kishte pasur diskutime me Dejvi Bitrajn në lidhje me blerjen e një telefoni të tipit “Samsung” i cili nuk punonte, ndërsa Dejvi Bitraj i ka kërkuar atij vazhdimisht t’i kthejë lekët ose t’i jepte karikuesin.

Në ndihmë të Dejvit kanë ardhur edhe tre persona të tjerë, të cilët e kanë rrahur dhe e kanë qëlluar me thikë, të cilën e kanë hedhur në lumin e Lanës. Por pavarësisht humbjes së gjurmëve te thika, organi i akuzës ka siguruar pamje filmike nga bizneset e zonës, ku duket e gjithë skena e dhunës së ushtruar nga Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY