Dhuna në stadiume, FSHF kërkon masa urgjente: Pa policinë ndërpresim kampionatin

Dhuna në stadiume, FSHF kërkon masa urgjente: Pa policinë ndërpresim kampionatin

62
0
Shares

FSHF ka dalë sot një konferencë për shtyp, së bashku me kryetarin e Shoqatës së Arbitrave Tahir Kastrati.

Pas dhunës ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në takimin Kamza-Laçi, sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, deklaroi se Federata e ka kërkuar disa herë rikthimin e policisë, por ende nuk është marrë asnjë masë.

“Policia nuk ka reaguar në lidhje me incidentet në stadiumet shqiptare, edhe pas reagimeve të FSHF. Kërkuar ndërhyrjen e policisë pas ndeshjes së parë, ku luhej Skënderbeu dhe Partizani. Diçka e tillë ndodhi edhe javën e kaluar edhe ku u godit fotografi i Flamurtarit, nga tifozët e Partizanit.

Edhe media e ka kërkuar diçka të tillë, por asnjë reagim nga shteti. Kush do i mbrojë lekët e këtyre presidentëve? Nuk është marrë asnjë masë nga organet shtetërore. Në ndeshjen e fundit, u bë një “show” nga ana e policisë, por tifozët u futën në fushë, duke takuar lojtarët e tyre, u shpreh Shulku.

Ndërkohë që më tej u tha se në rast se nuk ndërhyn policia do të mendohet dhe pezullimi i kampionatit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY