Kryemadhi: Në maj pergatituni për zgjedhje të parakohshme…

Kryemadhi: Në maj pergatituni për zgjedhje të parakohshme…

42
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar këtë të dielë se në fund të majit Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Përballë të rinjve të forumit rinor, Kryemadhi është shprehur se LRI do duhet të përgatitet pasi është e pashmangshme që kriza politike të mos prodhojë zgjedhje të parakohshme.

“Ju si strukturë rinore do të vazhdoni angazhimin tuaj me gjimnazet, me universitetet. Angazhimi i të gjithë strukturave të LRI për komisionerët që do të jenë pjesë e procesit. Të jeni të bindur se në fund të majit Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Kryemadhi.

Në lidhje me dorëzimin e mandateve dhe ata kandidatë në listën e LSI-së që pritet të marrin mandatin e deputetit, Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë.

“Falenderoj kandidatët e LSI që nuk u joshën nga paratë e drogës, qëndruan përballë çdo presioni. Ata që kontaktojnë kandidatët e LSI, mos guxojnë t’ju afrohen, se të gjithë i mbajnë mend. Kur ishit në pushtet nuk i hapnit telefonin njerëzve të LSI, por përkundrazi i keni rrjepur ata. Një shprehje popullore thotë: Ujku qimen e ndërron por zakonin s;e harron”,  ne e dimë shumë mirë. Ata që kërkojnë të përdorin emrin e LSI të jenë të kujdesshëm se nuk ka për t’jua falur asnjëri. Logoja e LSI është simbol i pacënueshëm. Mëkatet e njerëzve që hyjnë e dalin në listat tona, ne do t’i paguajmë. Tradhtinë e përdorin të gjithë, por tradhtarin asnjë nuk e do”-tha Kryemadhi.

Pasnesër pritet që opozita të dalë sërish në protestë përballë parlamentit. Në lidhje me këtë çështje, Kryemadhi është shprehur se nuk ka gaz lotsjellës që do ta ndalë protestën.

“Jo gaz lotsjellës të përdori Sandër Lleshi me lleshët e tij, ne i kemi marrë masat dhe do të përballemi me ta”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY