Nard Ndoka: “Rama u kap me presh në duar dhe do të...

Nard Ndoka: “Rama u kap me presh në duar dhe do të ikë me presh në b*thë”

274
0
Shares

Kryetari i LZHK-së Nard Ndoka është shprehur se tashmë të gjithë sdhqiptarët e kanë parë se Edi Rama është kapur me “presh në duar”, duke blerë votat në zgjedhjet e shkuara.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Ndoka madje ka përdorur të njëjtën batutë për Ramën, por duke thënë se ai do të ikë me “presh në by**ë” përmes protestave të thirrura nga opozita.

“Është momenti final. Çdo ditë nën qeverisjen e Edi Ramës është një fatkeqësi kombëtare, dhe këtë edhe vetë Rama e kupton. Ai personalisht nuk ka mundësi të dialogojë me opozitën, të firmosë një marrëveshje me opozitën.

Prandaj e para është largimi i tij dhe më pas do të jetë një rrugë e hapur për mënyrën se si do të kemi një qeverisje për zgjedhjet e parakohshme. Çdo kosto ka vetëm një emër Edi Rama, është kapur me presh në dorë dhe do ta largojmë me presh aty ku nuk thuhet”-tha Ndoka.

Rama po tenton të blejë deputetë

“ I erdhi dita, që po vijon blerjen e mandateve. Sot kemi një parti politike me tre deputetë në parlament, partia e çamëve, dhe ia ka blerë të tre deputetët. Dhe këtë e ka bërë Edi Rama”

Një ‘këshillë’ për Rudina Hajdarin

“Unë kam njohje të thella me znj. Hajdari. Kam qenë një mik dhe bashkëpunëtor me Azem Hajdarin, ajo thjesht përfaqëson një emblemë. Ajo thjesht duhet ta ketë të qartë se nuk vlerat e saj personale, se ishte një emër i panjohur por PD e afroi se përfaqësonte një emblemë të PD të historisë së kësaj partie dhe unë gjykoj e mendoj se Basha bëri mirë e futi në parlament. Sot është momenti për të treguar vlerat e veta. A do ta gjejë rrugën znj.Hajdari? Kjo është përgjegjësi e saj”,- deklaron Ndoka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY