LISTA/KQZ mblidhet të hënën, disa vendime për t’u shqyrtuar

LISTA/KQZ mblidhet të hënën, disa vendime për t’u shqyrtuar

61
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e hënë do të zhvillojë një mbledhje për të shqytuar disa pika të rëndësishme, që pas dorëzimit të mandateve nga ana e opozitës.

Mbledhja do të jetë në orën 12 dhe me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

2- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

3- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari.

4- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu.

5- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto.

6- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi.

Kujtojmë që ditën e djeshme, 4 kandidatët e LSI që pastojnë në lista konfirmuan se do të pranonin  mandatin e deputetit pasi KQZ nisi procedurën e zëvendësimit të vakancës në Kuvend, me dorëheqjet e opozitës.

Bëhet fjalë për Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara dhe Edmond Rrushi të cilët dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve  formularët e dekriminalizimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY