Berisha: “Rama ka frikë mos policia i bashkohet popullit në protesta, lëshon...

Berisha: “Rama ka frikë mos policia i bashkohet popullit në protesta, lëshon dy urdhëra!”

103
0
Shares

Tre protestat e fundit të opozitës kanë sjellë pasojat e para të mira për policinë e shtetit dhe dukshëm një frikësim të kryeministrit Edi Rama, se mos nesër apo më vonë vetë punonjësit e policisë do t’i bashkohen protestuesve.

Ky është mesazhi që ka publikuar ish kryeministri Sali Berisha, i cili duke ju referuar një oficeri që i ka shkruar në rrjetin social, shton se edhe policia është në krah të protestuesve dhe pro rrëzimit rë Edi Ramës.

Në mesazhin e “oficerit dixhital” shkruhet se është dhënë urdhër nga lart që policëve t’u likuidohen të gjitha p[agesat e praprambetura prej mëse një viti për punët dhe oraret e shumta shtesë që ata kanë kryer. Së dyti është njoftuar se nuk do të bëhet vetting për policët e thjeshtë por vetëm për funksionet e larta drejtuese.

Për më tepër lexoni postimin e Berishës:

Policet brohorasin rrofte protesta!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. Sb

Pershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.

“Ne ëhatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:

1. Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.

2. Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”

Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY