Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, 3 kandidatë në garë

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, 3 kandidatë në garë

52
0
Shares

Tre kandidatë janë zyrtarizuar deri më tani për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. LSDM e Zoran Zaev dhe BDI e Ali Ahmetit do të mbështesin Stevo Pendarovski për postin e kreut të shtetit, këshilltar i dy ish-presidentëve, Boris Trajkovski dhe Branko Crvenkovski.

Partia opozitare, VMRO-DPMNE do të mbështesë kandidaten Gordana Siljanovska-Davovka, profesoreshë dhe eksperte e ligjeve.Në garë është edhe një kandidat shqiptar, Blerim Reka, i cili edhe pse do të garojë si i pavarur, ka siguruar menjëherë mbështetjen e dy partive shqiptare

Sonte, LSDM dhe BDI zhvilluan takim për të diskutuar se kush do të jetë kandidati i tyre i përbashkët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Stevo Pendarovski është nominuar nga LSDM-ja si kandidat i përbashkët për president, ndërkohë njëzet e katër kandidatë të tjerë u paraqitën në njoftimin e hapur të partisë, njofton Slobodenpecat.m

Zoran Zaev pas takimit me strukturat partiake ka njoftuar se partia dhe të gjithë kandidatet tjerë janë përcaktuar për Pendarovskin si kandidat presidencial.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet më 21 prill, ndërsa raundi i dytë më 5 maj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY