Zgjedhjet në KMSH, Bruçaj tërhiqet nga gara pas presionit të Erdoganit dhe...

Zgjedhjet në KMSH, Bruçaj tërhiqet nga gara pas presionit të Erdoganit dhe Ramës

157
0
Shares

Ish-deputeti Ervin Salianji më herët denonconte në faqen e tij në Facebook se Kryeministri Edi Rama kishte ndërhyrë dhe në zgjedhjet për kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Nuk dihej sesa i vërtetë ishte ky lajm, por siç thonë aty ku ka zë nuk është pa gjë, atëherë ky informacion rezulton të  jetë i vërtetë.

Këtë e themi, pasi së fundmi mësohet se Kryetari aktual i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skëndër Bruçaj është tërhequr nga gara për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni.

Shkak për tërheqjen e tij thuhet se është bërë presioni i Erdoganit dhe kryeministrit Rama për të vendosur në krye të KMSH një person të afërt me liderin turk.

Erdogan duket se ka patur edhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë operacion për t’ia shtuar KMSH-në ministrisë së Çështjeve Fetare të Turqisë. Përballë kësaj situate duket se Bruçaj ka zgjedhur që të mos bëhet shkak për dëmtimin e myslimanëve në Shqipëri përmes futjes së institucionit nën ndikimin e huaj.

Ndërkohë nesër pritet të zhvillohet gara mes katër kandidatëve, të cilët janë: Bujar Spahiu, 10 vjet Nënkryetar i KMSH-së, i shkolluar në Egjipt; Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Gramoz Blliku, myfti i Lushnjes,dhe Islam Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY