VIDEO/Vijon rezistenca e banorëve të Unazës, Balliu krahë tyre: Niçja jonë është...

VIDEO/Vijon rezistenca e banorëve të Unazës, Balliu krahë tyre: Niçja jonë është trafikant

76
0
Shares

Banorët e zonës së Astirit vijojnë të rezistojnë duke protestuar sërish ndaj projektit të Unazës së Re. Në mbështetje të banorëve ditën e sotme, kanë qenë edhe deputetët e opozitës.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Klevis Balliu tha se ky projekt po cënon të drejtat e qytetarëve. Ai u kërkoi qytetarëve të bëhen bashkë më 5 mars.

Ai gjithashtu ka dhënë një mesazh edhe për kreun e delegacionit të PE që ishte në Shqipëri.

”Ky Niçja jonë këtu është narkotrafikant. Ne nuk dimë që në BE, të ndodhë që një narkotrafikant të vendosë kush do bëhet deputet.Ky Nicja jonë është marrë me trafik droge e armësh.Ka ikur koha kur një organizatë të vendoste fatet e shqiptarëve.Ky projekt te Unaza po u heq të drejtën e pronës qytetarëve shqiptarë.Është e vetmja arsye pse Shqipëria nuk shkon në BE. Ndaj, do i bëja thirrje çdo shqiptari të bëhet bashkë më 5 mars.Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë por vetëm kriminelët”, tha Balliu.

LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 1 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY