Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, kreu i bandës një shqiptar 37-vjeçar

Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, kreu i bandës një shqiptar 37-vjeçar

89
0
Shares

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal i cili merrej me trafikun e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas policisë janë arrestuar 16 persona, anëtarë të këtij grupi shtetas shqiptarë e grekë. Mes tyre është dhe kreu i grupit kriminal, një 37-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave greke, ata shfrytëzonin 37 femra si prostituta në Greqi, të cilat ishin kryesisht nga Shqipëria, Rumania, Ukraina, Moldavia por dhe nga Greqia.

Klientët paguanin 70-150 euro për një takim, ndërsa grupi fitonte deri në 5000 euro në ditë. Gjithashtu policia ka sekuestruar 8 makina, 1 motor dhe 25.000 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY