Pranuan mandatet për deputet, ish-ministri ironizon kandidatët e LSI: Si lule artificiale...

Pranuan mandatet për deputet, ish-ministri ironizon kandidatët e LSI: Si lule artificiale mbi varreza

179
0
Shares

Ditën e sotme, 4 kandidatët e LSI që pastojnë në lista konfirmuan se do të pranonin  mandatin e deputetit pasi KQZ nisi procedurën e zëvendësimit të vakancës në Kuvend, me dorëheqjet e opozitës.

Bëhet fjalë për Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara dhe Edmond Rrushi të cilët dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve  formularët e dekriminalizimit.

Ka ardhur dhe reagimi i parë pas këtij qëndrimi, të cilin e ka bërë vetë ish-ministri dikur i ardhur nga LSI, Ylli Manjani.

Ish-ministri i LSI , Ylli Manjani ka ironizuar qëndrimin e tyre dhe përmes një statusi në rrjetet sociale i krahason me lulet artificiale mbi varreza.

Tashmë Parlamenti po merr formën e një varreze ku prehet Rilindja . Deputetët e listave që hyjnë janë lulet artificiale mbi të…”, shkruan me ironi Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY