‘Në maj zgjedhje të parakohshme’ Kryemadhi kërkesë LSI: Shtroni terrenin…

‘Në maj zgjedhje të parakohshme’ Kryemadhi kërkesë LSI: Shtroni terrenin…

105
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LRI-së, në njesinë Nr2 në Tiranë është shprehur se në muajin Maj na presin zgjedhjet e parakohshme.

Për të kërkuar mbështetjen e tyre, Kryemadhi theksoi se puna e LSI-së është të jetë gjithmonë në kontakt me njerëzit dhe ndaj u kërkoi të shtrojnë terren për zgjedhjet duke folur vetëm me njerëzit

Kryemadhi u shpreh se shteti shqiptar është kalbëzuar dhe se 94 % e shqiptarëve mendojnë se vendi është më i varfër nga ç’ka qenë.

Kjo është si puna e sezoneve të provimeve. Puna e LSI-së do të jetë në kontakt me njerëzit, është diagnostikuar e keqja e shqiptarëve dhe duhet vetëm ilaçi i duhur që shkatërron krimin.Krimi i i organizuar ka hyrë në ekonomi dhe ju po e shikoni sesi shumë ekonomi janë falimentuar. Ka ndodhur një kalbëzim i shtetit që nuk ekziston më.

Shkoni në terren, flisni me njerëzit dhe shtroni terrenin për zgjedhjet e e përgjithshme që do të zjhvillohen në fund të majit. Mos u habisni, në fund të majit do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Nuk do ndalemi, tani puna jonë është me njerëzit. 94 % e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është më e varfër se ç’ka qenë. Edhe socialistët, edhe ata që nuk votojnë kurrë mendojnë si ne. Të qenurit me LSI-në do të thotë të jesh vetvetja.,- tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY