Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në banesën përballë Gjykatës së Tiranës

Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në banesën përballë Gjykatës së Tiranës

56
0
Shares

Policia  e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën “Mihal Popi”, përballë Gjykatës së Tiranës, një sasi eksplozivi u vendos në derën e banesës së shtetasit V.Stavri.

Blutë e kryeqytetit kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Bëhet fjalë për një 58-vjeçar me iniciale A. B.

“Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”, sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY