Tahiri del i pakënaqur nga ‘Krimet e Rënda’: Pas Aldo Bares jam...

Tahiri del i pakënaqur nga ‘Krimet e Rënda’: Pas Aldo Bares jam i dyti me këto akuza

86
0
Shares

Ish-ministri Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ditën e sotme do të njihej me akuzat e ngritura nga Prokuroria, pas mbylljes së hetimeve.

Ish-ministri është shprehur i pakënaqur nga procesi, por sërish ka besim tek drejtësia. Në një deklaratë për mediat, Tahiri është shprehur me rezerva ndaj punës së drejtësisë.

Tahiri i ka krahasuar akuzat me ato të Aldo Bares.

Akuza ishte më e rëndë se kaq, ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, vepra panel. Mendoj se pas Aldo Bares ndoshta jam i dyti me këtë akuzë” u shpreh ai.

Pyetjes nëse ai ka frikë se mos Prokuroria kërkon burg, ish-ministri i është përgjigjur:

‘Nuk më frikëson asgjë veç të vërtetës. Nuk më intereson se ç’bën prokuroria. Më intereson vetëm e vërteta. Di që ky është një proces i turpshëm, politik nga fillimi deri ën fund, i komanduar, unë jam mësuar me vështirësi dhe besoj se do ia dal”.

Prokuroria për Krime të Rënda akuzon Tahirin për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Bashkë me ish-ministrin të pandehur janë marrë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Cela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, të cilët jetojnë në arrati prej më shumë se një viti e gjysmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY