Protesta para Parlamentit, Paloka: Helmoi shqiptarët me gaz serb, përfshirë dhe...

Protesta para Parlamentit, Paloka: Helmoi shqiptarët me gaz serb, përfshirë dhe gra shtatzëna

51
0
Shares

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka komentuar protestën e pasdites së djeshme e cila u zhvillua paralel me seancën plenare para parlamentit.

Në një status në facebook, Paloka ndalet tek gazi që iu hodh sërish qytetarëve. Ai shkruan se protestuesit u helmuan me gaz serb, përfshirë edhe fëmijë e gra shtatzëna, që nuk ishin pjesë e tubimit.

Me gaz serb helmoi shqiptarët , përfshi dhe gra shtatzëna e fëmijë. Disa prej tyre, kilometra larg protestës. Asgjë nuk do harrohet”, shkruan Paloka.

Prej orës 17:00 deri në 20:00 opozita protestoi para Parlamentit me thirrjet: Rama ik!  Në fillimi pati djegie gomash para Parlamentit dhe protestuesit hodhën sende drejt protestuesve.

Situata u tensionua në momentin kur protestuesit tentuan të thyenin kordonin e parë të policisë për të hyrë në Kuvend. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe tymuese për të zbrapsur protestuesit.

Disa herë u hodhën gaz lotsjellës, ndërsa Basha ne nje moment akuzoi Ramen se përdori sulmin kimik ndaj protesuesve.  Gjatë gjithë protestës forca te shumta policie mbajtën të rrethuar parlamentin, ku deputetë të maxhorancës votuan strukturën e KLP-se dhe KLGJ-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY