‘Pas çdo burri të madh qëndron një grua e madhe’, mesazhi...

‘Pas çdo burri të madh qëndron një grua e madhe’, mesazhi i ndjerë i Bashës për Sadije Agollin

78
0
Shares

Kryetari i PD Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimin e tij për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së Dritëro Agollit, Sadije Agollit.

Basha vlerëson shembullin e saj duke shkruar se ishte kuptimplotë, shembulli se pas çdo burri të madh, qëndron një grua e madhe.

Mësova me hidhërim të madh ndarjen nga jeta të Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agolli.

Një gazetare dhe poete e njohur, kjo bijë e Shkodrës, ishte bashkëudhëtarja për mbi 5 dekada e krijimtarisë magjepsëse të Dritëroit. Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe.

Jam i sigurtë se çdo lexues i poezive magjepsëse të Dritëroit, teksa ju kthehet atyre, do të kujtojë edhe gazetaren që ka qenë lexuesja dhe kritikja e parë e atyre rreshtave.

Duke ju gjendur pranë Elonës dhe Artanit, i bindur se kujtimi i një lidhjeje të madhe mes intelektualësh dhe i kujtimeve që ata lanë, i bashkohem amanetit që Sadija dhe Dritëroi lanë, që të përcillen jo me vaj por “me dinjitet, ashtu siç jetoi Dritëroi e jetuam deri tani”. U prehtë në paqe!” shkruan Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY