Importi për makinat e përdorura, shtyhet afati i vendimit

Importi për makinat e përdorura, shtyhet afati i vendimit

86
0
Shares

Ministrja e Infrastrukturës dhe Ekonomisë, Belinda Balluku në një deklaratë për mediat ka njoftuar se qeveria ka vendosur të bëjë disa ndryshime në vendimet e marra disa javë më parë për importin e makinave të përdorura.

Qeveria sipas saj,  ka dalë sot me një ndryshim të vendimit të miratuar më herët, duke shtyrë afatin e përcaktuar për import.

Ministrja tha se është marrë vendimi për “Shtyrjen e afatit të hyrjes së fuqi, nga data 28 shkurt 2019, që ishte më parë, në 31 dhjetor 2019”.

Vendimi vjen në kuadër të masave të marra kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike si dhe pas takimeve të bëra me grupet e interesit për importin e makinave të përdorura.

Një tjetër ndryshim i miratuar sot është edhe afati i lejuar për zhdoganimin.

“Parashikohet të lejohet zhdoganimi i mjeteve që kanë hyrë deri në 31 dhjetor 2019”– tha ajo.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2272956246254203/?notif_id=1551271088432716&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY