VIDEO/Pranga shoferit në Tiranë, drejtonte autobusin e linjës në gjendje të dehur

VIDEO/Pranga shoferit në Tiranë, drejtonte autobusin e linjës në gjendje të dehur

218
0
Shares

Policia rrugore në Tiranë arreston shoferin e autobusit të një prej linjave në kryqytet, për shkak se ai po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

INFORMACION I POLICISË

Policia Rrugore e kryeqytetit duke patrulluar dhe monitoruar zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor nga perdoruesit e rruges, si dhe gjatë kontrolleve me përzgjedhje, nisur edhe nga ankesat e pasagjerëve, për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve të transportit publik qytetas dhe ato rreth qytetas, në rrugën “29 nëntori”, rreth orës 08:00, konstatuan një autobuz të linjës “Institut Bujqesor – Tiranë” duke qarkulluar në mënyrë të ç’rregullt.

Nga verifikimi me aparatin alkool testues, drejtuesi i autobuzit me iniciale N.K., 59 vjeç, i cili në momentin e ndalimit nga policia rrugore, po transportonte me autobuz rreth 95 pasagjerë të linjës përkatëse, rezultoi nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.74 mg/l dhe testi i dytë 0.71 mg/l, në këto kushte drejtuesi i autobuzit u arrestua në flagrancë për veprën penale “drejtimit i mjetit në gjendje të dehur”.

Policia rrugore falenderon pasagjerët e autobuzit të sipërcituar për adresimin në kohë të shqetësimit duke parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda.

Nëse ke dyshime mbi aftësitë e drejtuesit të mjetit gjatë drejtimit, telefono 112 mos hezito.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY