Dogji 13 hektarë tokë pyjesh, arrestohet 56-vjeçari në Mallakastër

Dogji 13 hektarë tokë pyjesh, arrestohet 56-vjeçari në Mallakastër

42
0
Shares
foto ilustuese

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Gjirokastër, ku u dogjën disa hektarë me pyje. Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar nga 56-vjeçar nga Mallakastra.

Si pasojë e djegies së tokës së tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur edhe 13 ha tokë pyjore.

Në pranga u vu shtetasi M.G., “pasi në Belishovë, Mallakastër, në tokën e tij, dyshohet se ka ndezur zjarr i cili i ka dalë nga kontrolli dhe është djegur një siperfaqe prej 13 ha tokë pyjore dhe disa rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit A.H.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY