Ambasadori i BE për djegien e mandateve: Situatë e paqartë, siguria duhet...

Ambasadori i BE për djegien e mandateve: Situatë e paqartë, siguria duhet të vijë nga KQZ

49
0
Shares

Ndërkombëtarët reagojnë vazhdimisht për situatën politike në Shqipëri, ndërsa bëjnë thirrje të vazhdueshme për dialog.

Ambasadori Luigji Soreca, ka folur sot përpara gazetarëve lidhur me situatën politike në vend, si dhe me djegien e mandateve nga ana e opozitës.

Ambasadori i BE-së në fjalën e tij inkurajoi KQZ-në që të zëvendësojë vendet vakante e lëna nga deputetët e PD-së dhe të LSI-së.

“Ne presim si qeveria dhe opozita të angazhohen në një diskutim konstruktiv. Qeveria duhet të punojë për të përmbushur detyrimet përfshirë këtu dhe kriteret për anëtarësimim në BE. Opozita duhet të reagojë pa dhunë. Ne e kemi bërë këtë thirrje. Ky vend duhet të jetë parlamenti. Opozita nuk duhet të bojkotojë parlamentin.

Javën e fundit thashë se vendimi për të djegur mandatet mund të kishte krijuar një paqartësi në vend. Do duhet kohë përpara  se të vijë kjo siguri nga KQZ. Ja përse thamë se djegia e madateve do të ishte kundërprodhuese për demokracinë. Mirëpresim që çdo protestë të jetë paqësore dhe jo me dhunë pasi kjo nuk është gjë e mirë për reputacionin e Shqipërisë, tha Soreca.

Nesër në Tiranë pritet të vijë një delegacion nga Komisioni Parlamentar Europian për Çështjet e Jashtme. Ata do të ken takim me qeverinë, udhëheqësit e opozitës por dhe shoqërinë civile..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY