Opozita vijon me strategjitë të reja, Basha mbledh sot kryetarët e degëve...

Opozita vijon me strategjitë të reja, Basha mbledh sot kryetarët e degëve në Tiranë

94
0
Shares

Pas vendimit unanim për të djegur mandatet, Partia Demokratike po harton strategjitë të reja për të realizuar deri në fund qëllimin për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

PD dhe gjithë opozita do të vijojë me protesta para Parlamentit, ku i pari do të jetë këtë të enjte.

Ndërkohë, Kreu i PD-së Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 17.00 kryetarët e degëve të Tiranës. Ky takim bëhet për shkak të nisjes së protestave.

Tirana do të mbajë peshën kryesore në protestat e përjavshme para parlamentit, dhe Basha do të nisë një tur tjetër takimesh dhe në kryeyqytet.

Protestat pritet të jenë të vazhdueshme dhe me pjesëmarrje të gjerë.

Dy ditë më parë, PD mblodhi kolegjin e kryetarëve të PD-së ku u vendos për protesta më datë 28 shkurt, 7 mars dhe 16 mars.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY