I shpëtoi atentatit në Korçë, zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit: Qëlluan me breshëri...

I shpëtoi atentatit në Korçë, zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit: Qëlluan me breshëri plumbash…

117
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme, qyteti i Korçës u trondit nga të shtëna me armë, të cilat fatmirësisht nuk sollën viktima. Kjo për shkak se objektivi i atentati nuk ndodhej në makinë.

Burime nga policia bënë me dije se persona të paidentifikuar hapën zjarr drejt një automjeti të parkuar në rrugë, pronë e një personi me precedentë penale.

Ndërkohë mësohet se objektivi ka qënë 29 vjeçari, Mateo Aliko. Sipas Ora News, para policisë Mateo Aliko ka pohuar se ka qene në banesë në momentin kur ka dëgjuar të shtënat.

Sapo jam futur në banesë kur kam dëgjuar të shtënat me armë dhe kam dal jashtë. Kam parë automjetin e babait tim që ishte dëmtuar me plumba.

Nuk e di kush e ka bërë. Kam pasur konflikte me disa persona me herët. Dyshoj se ngjarja ka lidhje me grabitjen që kam kryer vite me parë.”

Aliko i ka kërkuar policisë zbardhjen e autorëve pasi i kërcënohet jeta e tij dhe e familjes.

“Kërkoj të zbardhen emrat e personave që kanë qëlluar drejt makinës së babait. Ndihem i kërcënuar për jetën time dhe familjen time.

Ndërkaq po të njëjtat burime thonë së Aliko ka qenë mjaft nervoz në dhënien e dëshmisë. Policia ka marrë dëshminë edhe të personave të cilët mendohet se kanë parë autoret në momentin e ngjarjes mbrëmjen e 24 shkurtit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY