A do të arrestohet Dako, ja cfarë deklaroi sonte Prokuroria!

A do të arrestohet Dako, ja cfarë deklaroi sonte Prokuroria!

185
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme reagoi zyrtarisht sonte në lidhje me arrestimin e mundshëm të kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Duke ndërhyrë në emisionin ‘Opinion’, Prokuroria shpërndau një njoftim zyrtar në të cilin thuhet se Dako po hetohet edhe pse ende nuk është shpallur person nën hetim.

Për çështjen në fjalë vazhdojnë hetimet me ritëm të përshpejtuar. Fakti që Vangjush Dako nuk është person nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale”, thuhet në reagimin e prokurorisë.

Vetëm pak orë më parë lideri I opozitës Lulzim Basha deklaroi se po përgaditet arrestimi I Dakos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY