Zjarr i madh në Fier, digjet pylli me pisha

Zjarr i madh në Fier, digjet pylli me pisha

53
0
Shares
Foto Ilustruese

Teksa kushtet atmosferike janë të këqija, të shoqëruara me erëra të forta, nga ana tjetër raportohet për zjarre.

Një tjetër zjarr i përmasave të medha ka përfshirë një pjesë tjetër të vendit tonë, kodrat e Krapsit në Fier.

Flakët e zjarrit kanë nisur pasditen e kësaj të shtune dhe vijojnë të djegin pyllin me pisha në kodrat e Krapsit. Zjarri favorizohet edhe nga era ndërsa në vendngjarje kanë shkuar efektivat zjarrëfikës të cilët po luftojnë me flakët.

Sipas informacioneve paraprake,  zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe.  Raportohet se me vështirësi po bëhet shuarja e fakëve për shkak të terrenit të vështirë dhe erërave të forta.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY