VIDEO/ Vasili: Ramën e mban në pushtet krimi i organizuar që bleu...

VIDEO/ Vasili: Ramën e mban në pushtet krimi i organizuar që bleu votat

52
0
Shares

Gjatë një deklarate për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka publikuar një kronikë të medias italiane Rai 2 që sipas tij tregon dëshmi të reja për blerjen e votave në vitin 2017 nga krimi i organizuar.

Vasili u shpreh se Edi Ramën e mban në pushtet krimi që sërish kërkon të blejë zgjedhjet e ardhshme.

Rai2 ka transmetuar një kronikë nga Shijaku. Spikerja e televizionit italian thotë se gazetari Leonardo Zelino ka takuar një trafikant droge dhe armësh.

 

“Rai 2 hedh dritë dhe jep dëshmi të reja për blerjen e votës në vitin 2017 nga krimi i organizuar që mbështetet nga qeveria. Narkoshteti bleu zgjedhjet e vitit 2017 dhe do të blejë sërish zgjedhjet e ardhshme. Këtë konfirmon krimi i organizuar. Edi Ramën e mban çdo sekondë në pushtet krimi i organizuar të cilët e kanë vënë atje që të mbulojë aferat e tyre dhe të grabisë shqiptarët”- tha Petrit Vasili.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY