Hetimi për koncesionin e parkimeve në Vlorë, ish-kryetarit të Bashkisë i hapen...

Hetimi për koncesionin e parkimeve në Vlorë, ish-kryetarit të Bashkisë i hapen telashe sërish

57
0
Shares

Shumë pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 2019 dhe vemendja është tek kandidatët për kryetarë bashkie.

Në fakt, përgjimet e fundit dhe skandalet me shit-blerjen e votës e kanë zbehur besimin për zgjedhjet të lira dhe të ndershme, gjë që është kthyer në shqëtësim për qytetarët.

Pikërisht, jo shumë larg zgjedhjeve lokale në vend, ish-kryetarit të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, i janë hapur sërish probleme me drejtësinë.

Prokuroria e Vlorës e ka dërguar sërish të pandehur në gjykatë Shpëtim Gjikën për dyshimet se ai ka shpërdoruar detyrën gjatë kohës që mbante detyrën e kryebashkiakut.

Siç dyshon prokuroria, Gjika bashkë me 7 punonjës të tjerë kanë shkelur ligjin gjatë dhënies me koncension për parkimet me pagesë në 24 rrugë në qytetin e Vlorës.

Siç parashikohej në kontratë, duke nisur që nga 2015, për 15 vitet e ardhshme qytetarët duhet të paguanin 50 lekë për çdo orë parkimi, ndërsa bashkia do të merrte 10 milionë lekë për çdo vit nga kompania private.

Prokuroria dyshon se përfshirja në kontratë e detyrimit të Bashkisë së Vlorës për t’i paguar kompanisë së paku 20 milionë dollarë në rast të ndërprerjes së kontratës ka shkaktuar dëm ekonomik. Por, ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, i pyetur nga prokurorët për këtë fakt, i ka hedhur poshtë qëndrimet e akuzës, pasi, sipas tij, nuk ka vepër penale për sa kohë nuk ka dëm ekonomik.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY