Erërat e forta në vend, pezullohet lëvizja e kamionëve me mbulesë

Erërat e forta në vend, pezullohet lëvizja e kamionëve me mbulesë

63
0
Shares

Pas disa incidenteve të ndodhura ku disa kamionë u përmbysën në rrugë për shkak të erërave të forta, Policia Rrugore e Lezhës ka marrë masa për të parandaluar aksidentet dhe rastet tragjike.

Burime zyrtare nga policia, thonë se janë angazhuar me shërbime të shtuara në aksin rrugor Lezhë -Mabe.

Masat janë marrë dhe pas këshillimit të Policisë Rrugore për të qarkulluar me shumë ngadalë drejtuesit e kamjonëve me mushama, ku përsëri katër prej tyre janë përmbysur , fatëmirësisht pa shkatuar të lënduar.

Në këto momente në këtë aks rrugor intensiteti i shpejtësisë së erës është shumë i fuqishëm, dhe për këtë Policia Rrugore do pezullojë lëvizjen e kamjonëve me mbulesë mushama, për të evituar aksidentet rrugore.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e të gjitha mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor të ngadalsojnë shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm, të kontaktojnë më punonjësit e Policisë Rrugore si dhe në numrin 112 për çdo problem që mund të kenë gjatë udhëtimit në këtë aks rrugor e më gjatë.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY