EMRAT/U gjetën të vdekur, të rinjtë nga Puka ndodheshin prej dy ditësh...

EMRAT/U gjetën të vdekur, të rinjtë nga Puka ndodheshin prej dy ditësh në stan

154
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Pukë. Dyshimet e para ishin se  ngjarja mund të ishte shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike.

Dy të rinj u gjetën të vdekur në fshatin Buzhalë të Pukës. Burime zyrtare thonë se të rinjtë janë Tualant Pjetri 20 vjeç dhe Kristaq Maka 24 vjeç. Ata ndodheshin prej dy ditësh në një stan me bagëti.

Fillimisht kanë qenë banorët e zonës dhe familjarë të viktimave që kanë njoftuar policinë. Mësohet se Maka kishte shkuar te shoku i tij që po ruante bagëtitë.

Të rinjtë dyshohet se janë rrëzuar në një rrëpirë në zonën e largët malore të bjeshkëve të Murgës. Policia dhe të afermit po punojnë per nxjerrjen e trupave  pa jetë.

© DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY