Arrestohet zjarrfikësi në Tiranë: Dhunë ndaj fëmijëve dhe gruas

Arrestohet zjarrfikësi në Tiranë: Dhunë ndaj fëmijëve dhe gruas

56
0
Shares
Foto Ilustruese

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave njoftoi se arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H, për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”.

Arrestimi i zjarrfiksit u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA.

Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes. Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY