Kërkesa për shkarkimin e Arta Markut, KLP i kthen përgjigje PD dhe...

Kërkesa për shkarkimin e Arta Markut, KLP i kthen përgjigje PD dhe LSI

148
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dhënë zyrtarisht përgjigjen e saj pas shqyrtimit të kërkesës së dy partive PD dhe LSI për shkarkimin Arta Markut si prokurore e përkohshme e përgjithshme.

KLP ka shpallur moskompetencën, duke konsideruar atë si jashtë kompetencave të tij.
Sipas anëtarëve të Këshillit, shkresa ka natyrë administrative.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkoi shkarkim dhe ndjekjen penale të Markut pasi, sipas tij, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.

Më herët gjatë kësaj mbledhjeje KLP votoi unanimisht për Altin Dumanin si drejtues i përkohshëm në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda.

Në një rend dite të ngjeshur, ky këshill miratoi si të komanduar dhe 6 këshilltarët që do të veprojnë pranë tij:
Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY