Berisha thirrje socialistëve: Largoni me urgjencë Ramën, rrezik kombëtar

Berisha thirrje socialistëve: Largoni me urgjencë Ramën, rrezik kombëtar

111
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas vizitës së tij në ekspozitën e Avni Delvinës.

Ish kryeministri i ka bër një thirrje socialistëve që të largojnë sa më parë kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij është rrezik kombëtar dhe urrejtja ndaj tij bëhet çdo ditë me e pakufishme.

”Çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt. U bëj thirrje socialistëve në interesin më të mirë të tyre që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti sepse e them me bindjen time më të thellë se urrejtja ndaj tij bëhet çdo ditë me e pakufishme. Të mos lejojnë përshkallëzimin e  situatës sepse ky është një revolucion i nisur nga studentët. Çdo javë e Ramës në pushtet është rrezik kombëtar”- tha Berisha.

Berisha tha se vendimi për djegien e mandateve ka qënë unanim mes të gjithë anëtarëve të strukturave më të larta të PD. Nga ana tjetër, Berisha ka zbuluar se po opozita po bën përgatitje të ethshme për zgjedhjet, ndërsa nuk pranoi kategorikisht që të hynin në zgjedhje së bashku me Edi Ramën, çka la të kuptohet se presin që Rama të largohet ose të rrëzohet nga pushteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY