DENONCIMI/Dalin mesazhet: Administrata nuk lejohet të marrë pjesë në protestën e sotme

Ndaje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social mesazhin e një qytetari, i cili rrëfen se këtë të enjte në qytetin e Vlorës do të ketë kontrolle nga drejtuesit nëpër institucione për të parë nëse ka mungesa ose jo.

E gjitha kjo për të ushtruar presione, që shumë të mos kenë mundësi të vijnë në protestën e ditës së sotme.

Mirëmbrëma doktor. Këtu në Vlorë pushtetarëve u ka hyrë frika në palcë dhe po u bëjnë presion punonjësve të institucioneve se kanë frikë mos shkojnë në miting nesër. 

Ky është mesazhi që po ju dërgojnë të gjithë punonjësve: 

“Mirëmbrëma. Ju kërkoj ndjesë për orarin. Nesër do të ketë kontroll nga institucionet që jemi ne varësi. Kështu që s’duhet të ketë vonesa ne 8.00 te gjithe të jenë prezent. Lajmëroni vartësit. Natën”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje