VIDEO/Ja kush është plazhi dhe ishulli ku nuk mund të shkojë dot...

VIDEO/Ja kush është plazhi dhe ishulli ku nuk mund të shkojë dot njeri

102
0
Shares

Kjo është historia e plazhit të përsosur.

Ka qindra plazhe me rërë të bardhë përgjatë bregut të Tajlandës, por në një gji të vogël, pothuajse të  fshehur nga shkëmbinjtë gëlqerorë, është një plazh që ka fiksuar botën.

Për vite të tëra, njerëzit po shpresonin të hynin e ta vizitonin këtë gjir, por vitin e kaluar, ajo u mbyll për turistët. Duke qënë se  Tajlanda është bërë e njohur me turistë të shumtë dhe resorte  luksoze, dëmtimi i ishullit dhe koraleve është intensifikuar ndjeshëm.

Në vitet 1990 një ekuipazh filmash vendosi që gjiri i Maya, në ishullin e Phi Phi Leh në Tajlandën jugore, të ishte një lloj idilizmi qiellor në tokë ku një grup njerëzish që donin të rindërtonin shoqërinë nga e para mund të zgjidhnin ta bënin aty.

Filmi ‘The Beach’, me Leonardo DiCaprio, u shfaq në vitin 2000. Bazuar në librin e Alex Garland, filmitregon historinë e një çiklisti i cili bën kërkime për një plazh legjendar të paprekur nga turizmi.

Që prej realizimit të filmit, më askush nuk ka shkuar në këtë ishull, duke e bërë akoma dhe më shumë interesante faktin sesi mund të jetë./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY