Rreh bashkëshorten, policia e arreston dhe i gjen armën në banesë

Rreh bashkëshorten, policia e arreston dhe i gjen armën në banesë

62
0
Shares

Policia ka arrestuar një 50-vjeçar në Tiranë i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia i ka gjetur dhe një armë zjarri pistoletë e 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia sqaron:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin:

D. P., 50 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY