Masakroi të atin dhe e la të vdekur në rrugë, zbulohet arsyeja...

Masakroi të atin dhe e la të vdekur në rrugë, zbulohet arsyeja e krimit të shqiptarit në Greqi

174
0
Shares

Krim i rëndë brenda në familje ndodhi ditën e dielë, teksa djali vrau babain.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Selanik, ku babai u gjet mes pellgut të gjakut të tij i vdekur. Mësohet se çdo gjë ka nisur si pasojë e një sherri të madh. Hetuesit thonë se për këtë ngjarje kanë një dëshmitare kyç. Ajo është një grua shqiptare, e cila pretendon se ka parë të gjithë skenën çfarë ndodhi mes viktimës dhe djalit të tij.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ndërsa mediat greke raportojnë se ka qenë djali i tij ai që ka vrarë të atin. Policia mësohet se e ka shoqëruar 20-vjeçarin, i cili e ka pranuar krimin e rëndë, ndërsa ka shtuar se ka qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme të të atit mbi të.

‘’Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshje e sipër, babai ka ushtruar dhunë të vazhdueshme mbi mua”,mësohet që të jetë shprehur i riu.

48-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u gjet i shtrirë në tokë në një park i mbuluar nga gjaku. Ai kishte plagë të shumta në trup.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY