Manjani për Ramën: Në është kaq i sigurt se i fiton zgjedhjet,...

Manjani për Ramën: Në është kaq i sigurt se i fiton zgjedhjet, le ta shpërndajë Parlamentin

83
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sfiduar kryeministrin Edi Rama. Duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit, se opozita dëmtoi imazhin e vendit me protestën e së shtunës, Manjani i thotë se ajo që e dëmton më shumë vendin është shkulja e kauçukut duke i numëruar dhe akuza të tjera maxhorancës.

Ndërkohë Manjani sfidon Ramën, duke i thënë se nëse është i sigurt se fiton zgjedhjet le të shpërndajë parlamentin dhe të bëjë zgjedhje.

REAGIMI I PLOTË

Mbi shqetësimin për imazhin e vendit. Imazhi i vendit nuk dëmtohet kur protestohet kundër qeverisë, por kur qeveria gënjen sa herë flet në emër të tij (vendit).

Shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nga qeveria e dëmton shumë më rëndë vendin dhe imazhin e tij, sesa shkulja e kauçukut të vendosur në mënyrë të PALIGJSHME.
Imazhin vendit ja shkatërroi trafiku shtetëror i drogës e jo opozita që me gjithë defektet e saj të paktën ishte e mbetet kundër këtij trafiku.

Imazhin vendit ja dëmton pa dyshim përzënia masive e njerëzve nga vendi i tyre.
Vjedhja e zgjedhjeve dhe e mandateve, bën që kryeministër të jetë dikush me vetëm 48% të votës popullore. Pra kryeministër i pakicës që ka shumicë të vjedhur.
Me në fund, po e përsëris: në është kaq i sigurt se i fiton zgjedhjet, le ta shpërndajë Parlamentin dhe ta konfirmojë me zgjedhje atë që thotë. Përndryshe i ka llafe halli…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY