Fotoja e javës në ‘Reuters’, Kryeministri Rama me bojën në fytyrë

Edhe prestigjozia ‘Reuters’ ka përzgjedhur si foto të javës momentin kyç dhe të rëndësishëm të javës që lamë pas.

Bëhet fjalë për  seancën e shkuar në Parlamentin shqiptar, atë të spërkatjes me bojë të kryeministrit Edi Rama nga nënkryetari i PD, Edi Paloka.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagon pas bojës së hedhur prej tij nga anëtarët e opozitës gjatë sesionit parlamentar në Tiranë, Shqipëri, 14 shkurt”, shkruhet në përshkrimin e fotos ‘Reuters’.

Kujtojmë se Paloka u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi, ndërsa në një prononcim për gazetarët Paloka tha se nuk ishte hakmarrje e tij, por fillimi i një 16 Shkurti që Rama ende nuk e kishte parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje