DETAJE/I shpëtoi një atentati 3 vite më parë, kush ishte objektivi i...

DETAJE/I shpëtoi një atentati 3 vite më parë, kush ishte objektivi i vrasjes në Vlorë

507
0
Shares

Personi në foto ishte objektivi i atentatit të sotëm në qytetin e Vlorës.  Armando Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, është i plagosuri nga ngjarja e sotme, ndërsa dy personat që e shoqëronin mbetën të vrarë. Të vdekur mbetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të cilët janë kunati i Armando Sulejmanit dhe shoku i tij.

Çipuri është i njohur dhe më parë. Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur në muajin tetor të vitit 2017. Një histori e gjatë hakmarrjesh, që është përshkallëzuar në një bilanc tragjik vite më parë në atë që mbahet mend si “Masakra e Çoles”.

Çipuri i ka shpëtuar dhe një atentati të mëparshëm.  Ai u qëllua në 2016 nga dy persona, duke u plagosur. Ngjarja në atë kohë ndodhi në hyrje të pallatit ku Sulejmani banonte.

Në 2016 ai mundi ti shpëtonte atentatit pasi iu kundërpërgjigj breshërive të armëve. Megjithatë, emri i Armando Sulejmanit është i njohur për Vlorën. Ai njihet si një nga anëtarët e Bandës famëkeqe të Gaxhait, drejtuar nga Gazmend Braka, rivalë të Zani Çaushit dhe të akuzuar për vepra të rënda të kryera në vitin 1997.

Sulejmani njihej me nofkën “Çipuri” dhe pas kryerjes së dënimit me 20 vite burg, kishte dalë i lirë. Ai akuzohej për vrasjen e mbetur ne tentative te shtetasit Robert Boraku, ngjarje e ndodhur në datën 22.6.2002.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY